Dita e zgjedhjeve, Meta flet pas votimit: Sovrani të shprehë vullnetin e lirë, të zgjedhë partinë që preferon dhe kandidatë me integritet e patriotë!

206
Sigal

Pasi hodhi fletën e votimit në kuti, Presidenti i Republikës Ilir Meta u ndal në një prononcim për gazetarët.

Ai tha se dita e sotme është e mrekullueshme dhe sovrani ka të drejtën të shprehë vullnetin e tyre të lirë, jo vetëm për partinë preferenciale, por edhe kandidatët. eta bëri thirrje që qytetarët të votojnë për kandidatë persona me integritet dhe patriotë.

“Erdhi kjo ditë e bekuar, e mrekullueshme. Për sovranin në kushte sa më të mira, për të shprehur vullnetin e lirë. Çdo qytetar i shqipërisë, pavarësisht se nga çka përjetuar, duhet që Republika jonë të ripërtërijë themelet e saj nëpërmjet votës së lirë.

Barazim para ligjit na garanton vetëm barazia e votë, çdo qytetar i shqipërisë, të votojë i lirë për alternativën që beson dhe në këto zgjedhje ka mundësi të votojë për kandidatin më të mirë. I ftoj të vapëtojnë alternativën që ato besojnë dhe të zgjedhin kandidatët më të ndershëm. Votimi nuk është një e drejtë Kushtetuese, por akt patriotik. E gjithë bota i ka sytë tek Shqipëria vetëm mbarëvajtje e mirë i këtij procesi do të thotë që Evropa do të hapë anëtarësimin. Vota të lira, qytetarët të votojnë atë që kanë në mendje e zemër”, u shpreh Meta.