Disa zona në Tiranë pa drita/ OSHEE jep njoftimin e rëndësishëm: Dy ditët e ardhshme do të ketë ndërprerje të energjisë!

206
Sigal

OSHEE ka njoftuar qytetarët se nesër dhe pasnesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve për mirëmbjatjen e kabinave.

Sipas njoftimit bëhet e dije se energjia do të stakohet nesër në këto zona: Ferraj, Brarë, Tujan, Tufinë, Kashar Kodër Haskolie, Kus, rruga “Teki Selenica”, rruga “Myslym Keta”, Baldushk, Mustafa koc, Fushas, Vrap, Parret, Daias, Gurrë e vogel , Gurrë.

Ndërsa pasnesër 23 tetor do të fiken dritat në zona e rrugës dytësore nga mbikalimi Rinas deri tek Dogana e Tiranës.

Njoftim për abonentët Tiranë:
Stakim, 22-23 tetor
Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datat 22-23 tetor do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë. Më poshtë oraret e stakimit dhe zonat që preken nga ky investim:
22 tetor
09:30-13:30
Pjesërisht: Ferraj, Brarë, Tujan, Tufinë
09:00-15:00
Pjesërisht: Kashar Kodër Haskolie, Kus, rruga “Teki Selenica”, rruga “Myslym Keta”
10:00-15:30
Pjesërisht: Baldushk, Mustafa koc, Fushas, Vrap, Parret, Daias, Gurrë e vogel , Gurrë
23 tetor
13:00-17:00
Pjesërisht: Zona e rrugës dytësore nga mbikalimi Rinas deri tek Dogana e Tiranës