Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Vlorë, ku si pasojë një 18-vjeçar ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur.
Nga mediat është mësuar se shpejtësia e mjeteve që janë përplasur ka qenë shumë e madhe.
Bëhet me dije se dy Mercedezë janë përplasur me njëri-tjetrin. Edhe pse Benzi mbahet si makinë rezistente, duket se goditja ka qenë e fortë.
Aksidenti ka bërë që të bllokohet përkohësisht qarkullimi në rrugë, në afërsi të Levanit. Viktima është 18 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit është 40 vjeç.
Të plagosurit janë kryesisht të rinj, nga 20 deri 25 vjeç. Disa nga të plagosurit janë nga e njëjta familje dhe nga zona të Vlorës. Tre prej tyre janë me të njëjtin mbiemër dhe nga zonat shumë pranë qytetit jugor bregdetar.