Digjet rezonanca magnetike e Neurokirurgjisë në QSUT. Padi për ish-Drejtorin Joti, nuk lejoi hapjen e kamerave

583
Sigal

Digjet rezonanca magnetike e Neurokirurgjisë së QSUT

Joti e mbyll me turp, nuk lejon të shihen kamerat

Enkelejdi Joti nuk pranon të shihen kamerat e sigurisë në Q.S.U.T. Redaksia jonë u njoftua se në të gdhirë të datës 23.11.2021 rojet e repartit të shërbimit të Neurokirurgjisë vërejtën të dilte tym i bardhë nga tubi i shkarkimit të heliumit të Rezonancës Magnetike.

Nga survejimi i inxhinierëve të specializuar u pa që në aparaturë kishte gjurmë  të qarta për shkyçje të energjisë elektrike në orën 14:45 të datës 22.11.2021 (pra brenda orarit zyrtar) dhe askush nuk kishte lajmëruar. Në rezonancë u panë fenomene të çuditshme si rritja e presionit të heliumit, fenomen që u vërejt për herë të parë në Shqipëri. Në këto kushte, kompania iu drejtua në mënyrë zyrtare drejtorit të Q.S.U.T Enkelejdi Joti për të parë kamerat e sigurisë.

Çuditërisht Z. Joti nuk i përgjigjet kërkesës sqaruese të shoqërisë që kryen mirëmbajtjen, megjithëse investimi për kamerat e sigurisë është bërë me paratë e taksapaguesve  shqiptarë dhe kjo do të ndihmonte në transparencën për gjetjen e shkakut aq më tepër që në këto ditë shefi i shërbimit të radiologjisë A.Rr ishte jashtë shtetit dhe nuk ka asnjë ngjarje të saktë dhe nuk dihet asgjë në lidhje me ndonjë problem që mund të ketë paraqitur aparati.

Çudia shtohet edhe më tepër kur shoqëria që kryen mirëmbajtjen e Rezonancës Magnetike na deklaron nën përgjegjësinë e saj  se me urdhër të Enkelejdi Jotit, aparati i radiologjisë  së shërbimit të Onkologjisë është çmontuar. Shoqëria mirëmbajtëse saktëson që i njëjti model i aparatit të radiologjisë është funksional në të gjithë Shqipërinë dhe vetëm në Q.S.U.T u la pa shërbim për defektin që bëri dhe Joti pikërisht tani para se të largohej dha urdhër që ky aparat të çmontohej sepse ndoshta kishte frikë që ndonjë konsulent i huaj (ndoshta austriak)jepte urdhër dhe Joti do të diskretitohej që u la pa u riparuar ky aparat. I takon prokurorisë  që t’i vendosë emërtimin nëse është krim ekonomik apo jo.