Digjet një makinë në tunelin e Kërrabës, bllokohet qarkullimi

137
Sigal

Një automjet është përfshirë nga flakët në tunëlin e Krrabës në Elbasan, duke shkaktuar bllokimin e qarkullimit në këtë aks.

Automjeti i cili po lëvizte nga Elbasani në Tiranë ka shpërthyer në flakë si pasojë e një defekti teknik.

Nga informacionet paraprake raportohet se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia dhe zjarrfiksja ndodhen në vendngjarje ku po punojnë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe lëvizjen e mjetit nga rruga.