Digjet një makinë, i përket një 20-vjeçari. Ja ku ka ndodhur ngjarja

320
Sigal

Edhe në Krujë një automjet është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në orën 00:30, në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”.

“Në oborrin e banesës, ka marrë flakë pjesërisht, mjeti tip “Golf”, në pronësi të shtetasit G. D., 20 vjeç”, sqaron policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Ndërkohë gjatë natës në Vlorë është djegur makina e shefit të paraburgimit. Sipas informacioneve të para kanë qenë dy persona të maskuar të cilët kanë djegur makinën me benzinë.