Digjet makina e DSHP-së në Devoll (FOTO)

55
Sigal

Përfshihet nga flakët një nga mjetet e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Devoll.

Mjeti bëjnë me dije burime pranë kësaj njësie kishte vite jashtë funksionit dhe ndodhej i parkuar në pjesën e pasme të godinës.

Është dashur ndërhyrja e Forcave të Shërbimit Zjarrfikës të Bashkisë së Devollit për të bërë të mundur shuarjen e flakëve para se të përfshinin edhe një mjet tjetër qe ndodhej i parkuar në afërsi të garazhdeve ngjitur me mjetin e djegur.

Burime paraprake thanë se zjarri në mjet mund të ketë qënë aksidental por grupi i hetimit të Komisariatit të Devollit po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të disa subjekteve pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor.

Digjet makina e DSHP-së në Devoll (FOTO)

Digjet makina e DSHP-së në Devoll (FOTO)

Digjet makina e DSHP-së në Devoll (FOTO)

Digjet makina e DSHP-së në Devoll (FOTO)