Digjet gomonia në Karaburun, dyshohet se trafikonte drogë

454
Sigal

Policia Kufitare e Vlorës dhe Delta Force janë vënë në ndjekje të një gomoneje në det, e cila dyshohet se kishte ardhur nga Italia për trafik narkotikësh.

Dyshohet se trafikantët sapo kanë pikasur ndjekjen e policisë, kanë braktisur mjetin së bashku me lëndën narkotike.

Ata i kanë vënë flakën mjetit lundrues në zonën pranë gjirit të Grames, pas Karaburunit.