Digjet gjatë natës makina e gjyqtarit në Shkodër

467
Sigal

Zbulohet kujt i përket njëra prej makinave të djegura mbrëmjen e djeshme në Shkodër.

Burime nga policia e Shkodrës bëjnë me dije se njëra prej makinave është në pronësi të gjyqtarit Andri Ymeri. Nga informacionet paraprake, dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.

Dyshohet se dy persona me motorra i kanë hedhur benzinë makinës së gjyqtarit dhe i kanë vënë zjarrin. Nga flakët e mëdha është djegur edhe një makinë tjetër e parkuar në afërsi të automjetetit të gjyqtarit, në afërsi të Kishës Franceskane në Shkodër. Vetë Ymeri ka deklaruar para bluve se nuk ka asnjë ide kush mund ta ketë bërë këtë, pasi pretendon se nuk ka konflikte me asnjë person.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje të ndodhur rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme.

Kujtojmë se Andri Ymeri ka qenë më parë kryetar i Gjykatës së Shkodrës, ndërsa tani mban postin e gjyqtarit në këtë gjykatë.