Digjen dy lokale në Shkodër, ashensori i pallatit ngjitur mori flakë

511
Sigal

Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës.

Dy lokale janë përfshirë nga flakët e si pasojë zjarri ka depërtuar dhe në fasadën e një pallati që ishte ngjitur.

Zjarri ka rënë rreth orës tre të mëngjesit në qendër të qytetit pranë ish-pesë heronjve.

Nga zjarri nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.

Ngjitur me lokalet ndodhet një pallat, ashensori i të cilit ka marrë flakë duke e përhapur me pas me shpejtësi tek lokalet qe u dogjën plotësisht.

Sipas hetimeve paraprake është vaji i ashensorit shkaku i këtij zjarri.

Ky ashensor shërbente vetëm për një lokal që ndodhet në katin e fundit të pallatit dhe jo për banoret, gjë e cila ka bërë që banesat e pallatit të shpëtojnë pa u djegur.