Digjen 4 hektarë pisha, zjarri i madh përfshin masivin malor

476
Sigal

Një zjarr i madh ka rënë në orët e fundit në Malin e Cakranit, në vendin e quajtur Gurët e Zezë.

Deri më tani sipas informacioneve paraprake, janë djegur rreth 3-4 ha pyje nën kurorë,

Rreth 20 forca zjarrëfikëse të Fierit dhe Patosit, janë angazhuar për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Fatmirësisht  në këtë zonë nuk ka banesa pranë, që mund të rrezikohen nga flakët.