Digjen 10 ha tokë me ullinj në Çiflig

424
Sigal

Muaji shkurt edhe pse nuk quhet sezoni i zjarreve ka shkaktuar mesditën e sotme një dem të konsiderueshëm për fermerët e fshatit Çiflig në njësinë administrative Fiershegan.

Flakët e një zjarri të vogël nga pakujdesia dhe të ndihmuara nga era janë përhapur në Masivin e kodrave. Rezultati ka qenë rreth 10 hektarë sipërfaqe e djegur ku shumica janë ullishte të reja të investuara pesë vitet e fundit por flakët nuk kanë kursyer edhe shkurret e pemë të tjera.

Ndërkohë, mjeti i zjarrfikëses është ndalur në hyrje të fshatit, pasi nuk mund të depërtojë nëpër rrugët e ngushta. Në këto kushte punonjës të zjarrfikëses, Policisë së Shtetit dhe banorëve të zonës u është dashur të shkojnë në këmbë për të izoluar zjarri. Fatmir Bozi, drejtori i Zjarrfikëses Lushnjë u shpreh se është e pamundur ndërhyrja e për të shuar zjarrin.