Dibër/ Dyshohej për COVID-19, 37- vjeçari ndërron jetë në spital

382
Sigal

Një 37 vjeçar i cili ka ndërruar jetë pasditen e djeshme në Spitalin Rajonal të Dibrës, dyshohej se ndërroi jetë për shkak të Covid-19.

Pacienti ishte paraqitur në spital me sëmundje të tjera shoqëruese.

Nisur nga kjo drejtues të spitalit Rajonal Peshkopi dhe ato të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Dibër, i kanë marrë tampon 37- vjeçarit.

Institucionet shëndetësore në Dibër ishin në pritje të përgjigjes së analizave për të vijuar më tej me procesin e nevojshëm, ku nëse do të rezultonte pozitiv do të gjurmohen kontaktet e tij.

Burime mediatike bëjnë me dije se kanë dalë analizat për testin e Covid dhe 37-vjeçari rezulton se nuk ka qenë i infektuar, por ka ndërruar jetë për shkak të një sëmundje të rëndë (tumor).