Diana Toma: 25 shtatori na afron me profesion tonë të misionar

1106
Presidentja e Urdhrit të Farmacistit në vendin tonë, Diana Toma, me rastin e ditës Ndërkombëtare të Farmacistëve, jep një mesazh urimi për gjithë ata që e ushtrojnë këtë profesion. “Jeta në komunitet, simbolikën e datave e përdor për të veçuar, identifikuar, vlerësuar gjëra të rëndësishme. Në komunitetin tonë, të dashur kolegë farmacistë, i shtrirë ky jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por në të gjithë globin, pavarësisht datës së ndryshme që kanë diplomat tona, pavarësisht numrit të ndryshëm të eksperiencave profesionale që ne kemi, pavarësisht fushave të ndryshme brenda sistemit farmaceutik ku ne kemi zgjedhur të jemi pjesë dhe të ofrojmë e aplikojmë dijet tona, të tërë ne, kemi një ditë dhe datë të vetme, që na përfaqëson në profesionin tonë të misionar, profesionin e farmacistit. 25 Shtatori është dita ndërkombëtare e farmacistëve, ndaj e uroj këtë datë për të tërë ju të nderuar kolegët e mi, me besimin maksimal se ju e përfaqësoni atë çdo ditë të vitit si profesionist misionar.”, shprehet Toma.
Sigal