Kryebashkiakut Ermal Dredha i del situata nga duart.Banorë të zonës në afërsi të venddepozitimit të mbetjeve e kanë humbur shpresën se situata do të zgjidhet, ndërsa vijojnë të përditshmen e tyre mes tymit mbytës. Ata fajësojnë bashkinë për gjendjen.
Kryebashkiakut Ermal Dredha duket se i doli prapë situata nga duart, pasi Vlora sërish po vuan pasojat e ndotjes, që vjen nga djegia e mbetjeve. Vijon prej 4 ditësh zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, ku tymi ka përfshirë jo vetëm atë zonë, por pjesën më të madhe të qytetit bregdetar, duke u kthyer në një rrezik shëndetësor për banorët.
Ky nuk është rasti i parë që vendgrumbullimit të mbetjeve në Vlorë i vendoset flaka, megjithatë, nuk ka asnjë person të ndaluar nga policia lidhur me rastet e përsëritura.
Edhe në sezonin veror, por dhe në sezonin dimëror ku ndodhemi aktualisht djegia e këtyre mbetjeve vijon duke sjellë shqetësime për banorët e Vlorës, por dhe për turistët që kanë prenotuar, por dhe emigrantët që ndodhen në qytetin e Vlorës për të kaluar pushimet.
Raste të ngjashme kanë treguar se zjarrfikësit e kanë të pamundur të shuajnë plotësisht flakët në landfille për shkak të djegies në thellësi dhe gazrave që lëshohen nga mbetjet.
Banorë të zonës në afërsi të venddepozitimit të mbetjeve e kanë humbur shpresën se situata do të zgjidhet, ndërsa vijojnë të përditshmen e tyre mes tymit mbytës ata fajësojnë bashkinë për gjendjen.Venddepozitimi i mbetjeve në Vlorë, i cilësuar i rrezikshëm nga autoritetet lokale prej vitesh, do duhej të ishte mbyllur dhe Bashkia e Vlorës do duhej të depozitonte mbetjen në landfillin e ri të Sherishtës që në qershor 2021. Por afati i hapjes së këtij të fundit është shtyrë vit pas viti dhe punimet aty janë bllokuar.
A do mbaj përgjegjësi Bashkia Vlorë?
Vlora që është shpopulluar si kurrë më parë prej shpopullimit, nuk i kanë munguar hallet si në dimër me përmbytjet, por edhe në verë, ku djegiet në seri të plehrave këtë sezon nxorrën në sipërfaqe babëzinë, që i bë vlonjatëve, ku turistët dhe banorët u helmuan nga tymi mbytës i plehrave që duhet të inceneroheshin pasi për këtë proces u marrin një më një taksat qytetarëve. Askush nuk mbajti përgjegjësi për shëndetin e çdo pushuesi që u përball me tymin kancerogjen dhe fëmijët, që luajtën në bregdet me erën e plastikës së djegur, edhe pse përgjegjësia direkte bie mbi Ermal Dredhën, kryebashkiakun e Vlorës.






















