Dhunoi policin në krye të detyrës, arrestohet 50-vjeçari nga Vlora

341
Sigal

Një 50-vjeçar është arrestuar nga ana e policisë pasi ka dhunuar një policë të Bashkisë së Vlorës.

Sipas bluve të qytetit bregdetar L.DH ka penguar punonjësin e policisë në kryerjen e detyrës së tij.

Njoftimi i policisë:

Policia ka arrestuar në flagrancë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, shtetasin L. Dh., 50 vjeç, banues në Vlorë. Seksioni i Hetimit të Krimit pranë Komisariatit të Policisë së Vlorës ka bërë arrestimin e këtij shtetasi pasi më datë 27.07.2019, në lagjen “Pavarësia” ka goditur me dhunë punonjësin e Policisë Bashkiake, duke e penguar atë gjatë kryerjes së detyrave të tij funksionale. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.