Dhuna, Tahiri: Nuk u nxituam Pastrojmë policinë nga abuzuesit

543
Sigal

TIRANE – Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se ndëshkimi për efektivët që kanë dhunuar qytetarët nuk është i nxituar, por ka ardhur si kundërpërgjigje e braktisjes së misionit të Policisë së Shtetit.

 
“Askush nga ata nuk është modeli juaj e kam fjalën për studentët e Akademisë, përkundrazi janë modeli për tu dënuar dhe për të mësuar si duhet të ndërtojmë ndryshe Policinë e Shtetit dhe marrëdhënien me qytetarin. Kam marrë mjaft mesazhe që edhe i mirëkuptoj, prej studentëve dhe policëve, që duhet të tregohemi pak më kokëfortë dhe të mos i lëshojmë menjëherë. Ata kanë lëshuar vetveten, ligjin qytetarin dhe kanë braktisur misionin e Policisë së Shtetit. Nuk ka  asnjë motiv as për demoralizim as për të humbur vetëbesimin. Ajo që kemi bërë për të pastruar policinë e Shtetit nga abuzuesit është shumë më shumë se shfaqja disaditore e disa videove që sigurisht ndikojnë te qytetarët”, u shpreh Tahiri.