Dhuna në çerdhe ndaj vajzës 18 muajshe, pronari i çerdhes e mohon

302
Sigal

Autoritetet vendore s’kanë bërë inspektim në kopshtin jopublik ”Kënaqësia” në qytetin e Durrësit, ku denoncohet se ka ndodhur keqtrajtimi i një vogëlusheje 18-muajshe. Që nga dita kur në trupin e fëmijës u konstatuan shenja dhune në trup, gjyshja dhe e ëma e fëmijës kanë reaguar ndaj edukatores dhe janë përballur me të dhe pronarin e kopshtit, Gëzim Dervishi që ndodhet nën hetim në gjendje të lirë.

Aktualisht gjyshja kujdeset për mbesën, ndërsa e ëma punon. Ato kanë zgjedhur të heshtin deri në momentin që çështja do të hetohet dhe drejtësia do të thotë fjalën e saj. Pronari i kopshtit mohon dhunën e ushtruar ndaj fëmijës por se ka marrë masa ndaj personelit.

Në polici, nëna e vogëlushes së dhunuar ka deklaruar se pronari i kopshtit ka tentuar t’i japë para për t’i blerë heshtjen për dhunën ndaj së bijës, ndërsa Dervishi thotë se ka tentuar t’ia japë paratë (5000 lekë) për të mbuluar çdo kontroll shëndetësor për fëmijën.

Teksa qëndron në pozita mohuese ndaj dhunës duke deklaruar se fëmija mund të jetë zënë me fëmijë të tjerë, apo dëmtuar jashtë kopshtit, i proceduar penalisht për dhunë, edhe pse e ka pushuar nga puna edukatoren e dyshuar, nuk di të thotë pse është proceduar ai penalisht dhe jo edukatorja.