Dhuna ndaj fotoreporterit, Kollçinaku në protestën e artistëve: Na godisnin edhe në furgon, edhe shoferi…

418
Sigal

Fotoreporteri i RD, Eden Kollçinaku është dhunuar në mënyrë barbare nga forcat e policisë ditën e djeshme në protestën e artistëve. Kollçinaku nuk ka qenë pjesë e protestës. Ai është gjendur në trotuarin përballë Kryeministrisë rastësisht dhe në momentin që ka parë protestuesit, me celularin e tij ka fotografuar momenten e dhunës së policisë ndaj artistëve.

Kollçinaku është shprehur se në këto momente disa policë e kanë arrestuar dhe e kanë dhunuar si gjatë ndalimit ashtu edhe në furgonin e policisë që i dërgonte në komisariat.

Barbaria e tyre ka arritur deri aty sa edhe thirrjeve të fotoreporterit se nuk ka lidhje me protestën, por është vetëm një fotoreporter që po bënte detyrën duke bërë fotografi, policët i janë përgjigjur me dhunë. Dhunimi ka vazhduar edhe në furgonin e policisë nga efektivët që e shoqëronin.

Ai ka mundur të evdientojë njërin prej këtyre efektivëve me numër badge 26029 dhe me emrin, Adrit Fera.

Kollçinaku eshte edhe koordinator i organizates më të madhe libertariane në Europë “European Students for Liberty” dhe njëkohesisht ish-student i Departamentit të Shtetit te SHBA (State Department Alumni)

Si ndodhi ndalimi juaj, z.Kollçinaku?

Po kaloja rrugën sepse isha duke shkuar në punë dhe në atë moment shoh një tubim të vogël njerëzish. Meqenëse ndodhesha aty dhe nuk kisha aparatin fotografik, nxorra celularin për të bërë disa foto.

A u tregove policëve se ishe aty si fotoreporter?

Në momentin që unë nxjerr celularin më kapin disa forca policie. Nga intensiteti i momentit ju thashë disa herë “jam media” duke u munduar te nxjerr karten e gazetarit nga xhepi. Në momentin që e nxorra karten më ra nga dora dhe më plasën brenda mjetit të policisë.

A ju kanë dhunuar në momentin që ju ndaluan?

Aty më kanë prangosur, më kanë goditur me shpulla dhe shkelma, madje edhe shoferi vetë me një dorë ngiste makinën ndërsa me dorën tjetër me godiste mua.

Sa policë ishin në furgonin që ju godisnin?

Në furgonin e policisë ishin 3 policë. Shoferi dhe një polic rrinin përpara, ndërsa polici me emrin Adrit Fera dhe numër badge 26029 qëndroi mbrapa me mua duke me goditur ofenduar e sharë gjatë gjithë rrugës deri në komisariat.

Çfarë ndodhi me ju në komisariat?

Atje më kanë mbajtur përreth 5 orë pa më dhënë asnjë shpjegim

Sa veta ishit në dhomën e izolimit?

Kemi qenë 6 persona. Pasi na kanë mbajtur rreth 5 orë në izolim, na kanë liruar dhe mua më kanë sjellë edhe kartën e gazetarit që më kishte rënë në tokë në momentin kur më ndaluan dhe më dhunonin.

2 39

3 30