Dha dorëheqjen nga Bashkia e Vlorës, Afrim Qëndro jep mesazhin e koduar

243
Sigal

Dje dha dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë Vlorë, Afrim Qendro.

Nënkryetari i Bashkisë Vlorë Afrim Qendro ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Mësohet se Qendro ka thënë se në Vlorë mbushi disa gropa, jo vetëm në rrugë, por “edhe gropa të tjera”, duke i vendosur në vijë sipas tij, disa punë në Bashki.

Lajmi për dorëheqjen e tij u bë i ditur ditën e djeshme, ku do të prezantohej në Vlorë edhe drejtuesi I ri politik i qarkut, Arben Ahmetaj. Ky i fundit u prezantua nga ish-drejtuesi Damian Gjiknuri i cili është njëkohësisht edhe sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste.