Deti, Gjykata Kushtetuese dhe zgjedhjet / Presidenti Meta përgjigjet sonte në “Quo Vadis”

224
Sigal

Në emisionin e fundit për këtë vit, “Quo Vadis” do të sjellë një intervistë të Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Teksa debati për zgjerimin detar të Greqisë është rindezur, kreu i shtetit do të përgjigjet përballë moderatores Pranvera Borakaj nëse Shqipëria duhet të paraqesë rezerva pas dekretit të fundit presidencial në Greqi.

Një tjetër temë mjaft sensitive për të cilën do të flasë Meta do është edhe Gjykata Kushtetuese. Ai do të tregojë sfidat kryesore të kësaj gjykate, e cila u ringrit pas gati tre vitesh pritje.

Nga ana tjetër, Shkodra, Durrësi dhe Vora janë ende pa kryetarë. Kur ka kaluar më shumë se një vit nga zgjedhjet vendore të 2019, a do të dekretojë presidenti një datë për zgjedhjet në këto tri bashki që kanë mbetur pa “kokë drejtuese”? A është hetimi i korrupsionit zgjedhor, sfida më e madhe e SPAK në 2021?

Për këto dhe të tjera, kreu i shtetit do të përgjigjet sonte përballë moderatores Pranvera Borakaj në orën 21:00 në Vizion Plus!

Presidenti Meta nderon viktimat e diktaturës që sakrifikuan për liri

Biznesi drejt falimentit / Eksperti rekomandon paketën e tretë të ndihmës