Deti 7 ballë, ‘mbyllet’ porti i Vlorës

765
Moti i keq ka pezulluar përsëri lundrimin në Jon dhe në Adriatik. Urdhri u dha nga Kapiteneria e Porteve deri në përmirësimin e kushteve atmosferike. Në det të hapur dallgët kanë arritur deri në tetë ballë, ndërsa në gji shtatë ballë. Kjo është dhe arsyeja që solli pezullimin e nisjes së tragetit të pasagjerëve nga Vlora në Brindizi. Ai është vendosur në radë, shkruan abcneës.al
Autoritetet raportojnë se trageti do të njoftohet nga Kapiteneria për situatën e motit orëve në vazhdim. E njëjta situatë edhe në Durrës. Anijet e peshkimit dhe ato të transportit të mallrave kanë pezulluar lundrimin. Puna është ndërprerë edhe në kalatat e përpunimit të mallrave. Kjo situatë është përsëritur disa herë dy muajt e këtij viti, duke sjellë dhe jo pak dëme financiare për bizneset, por edhe për pasagjerët që udhëtojnë drejt Italisë.
Sigal