Detajet/ Plagosja me armë në Sauk, policia sqaron ngjarjen

615
Sigal

Policia ka dhënë detaje lidhur me plagôsjen e ndodhur në zonën e Sanatoriumit. Me anë të një njoftimi zyrtar, bëhet me dije se në momentin kur ka mbërritur në spital 38-vjeçari Santi Xhaferi ka pasur dëmtime në kokë dhe në këmbë.

Pas kontrollit të mjekëve mësohet se dëmtimet janë shkaktuar nga mjete të forta dhe jo nga ârmë zjârri. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti me një tjetër person.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:20, ka mbërritur me ambulancë në spital, jashtë rrezikut për jetën shtetasi S. Xh.,38 vjeç, i cili kishte dëmtime në kokë dhe ne këmbët, ku paraprakisht u dyshua se ishte plagosur me armë zjarri Nga këqyrja e mëtejshme e bërë nga mjekët rezultoi se dëmtimet janë shkartuar me mjete të forta dhe jo nga armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur ne afërsi të rrethrrotullimit të rrugës së Elbasanit në drejtim të Saukut, ku fillimisht shtetasi S.Xh, është transportuar me një automjet drejt Sanatoriumit në Sauk dhe më pas është kërkuar ndihma e ambulancës e cila e ka transportuar në SQU për ndihmë mjekësore. Nga veprimet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti me një shtetas tjetër. Personat që e kanë transportuar drejt Sanatoriumit me mjet janë shoqëruar në ambientet e Komisariat të Policisë Nr 1 për sqarimin e rrethanave te ngjarjes. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.