Detajet e fundit /Zgjerohet harta në Tiranë dhe Shkodër

377
Sigal

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 7 raste të reja me koronavirus duke e çuar numrin total të të prekurve nga koronavirusi në 416. 7 rastet e reja me koronavirus janë konstatuar në Tiranë dhe Shkodër, me respektivisht 3 dhe 4 raste secila.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë. Gjatë 24 orëve të fundit, 17 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 182.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 50 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive, dhe 1 pacient është i intubuar. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej, ndërsa 4 pacientë janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 56 pacientë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 199 raste

– Durrës 38 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 15 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 49 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 raste
– Has 12 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste