Detaje/ Vrau ish-bashkëshorten, autori e mbështolli armën me peshqir

191
Sigal

Detaje të rënda kanë dalë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës, në fshatin Zhupan të Fierit, ku ish-bashkëshorti Elton Metaj, i mori jetën 23-vjeçares Sabrina Bengaj.

Sipas burimeve, natën që ndodhi krimi, autori i dyshuar, Elton Metaj ka qëndruar i fshehur afër banesës dhe kur janë larguar xhaxhai dhe vëllai ka hyrë nga dera kryesore.

Ka qenë nëna e Sabrinës që i ka kërkuar të largohet. Ai ka vazhduar të kërkojë Sabrinën dhe kur 23-vjeçarja ka dalë e ka qëlluar menjëherë. Ndërkohë vajza e çiftit në momentin që ndodhi ngjarja po flinte në katin e dytë me gjyshen.

Po sipas news 24,  autori e kishte mbështjellë armën me peshqir të madh për të amortizuar zhurmën. Pasi ekzekutoi 23-vjeçaren ai ka dalë nga banesa ku kishte lënë mjetin e tij të ndezur. 10-15 metër më tej, ka hedhur peshqirin dhe është larguar.

Në vetëm pak orë Metaj është arrestuar nga policia në një rrugë rurale.