Dalin detaje të reja nga atentati mafioz mesditën e së dielës në mbikalimi i Fushë-Krujës ku mbetën të vrarë Besmir Hoxha, Brilant Martini dhe 30-vjeçari Diklen Vata.
Burime bëjnë me dije se pas shuarjes së plotë të zjarrit në makinën e dyshuar të përdorur nga autorët, janë gjetur në brendësi tre armë zjarri automatike. Targa e mjetit del e kallëzuar si e vjedhur në Tiranë këtë vit.
Dyshohet se kanë qenë 4 veta (autorë), ku tre kanë dalë nga mjeti dhe kanë qëlluar para mjetit në drejtim të viktimave.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dyshohet se shtetadi D.V që mundi të dilte nga mjeti i plagosur por i gjallë është qëlluar dhe nga afër me armë. Në vendngjarje janë sekuestruar mbi 50 gëzhoja armësh automatike.