Detaje të reja/ Ja kujt i përkiste makina e djegur në Elbasan

409
Sigal

Mbëmjen e djeshme në Gracen të Elbasanit, në segmentin që tashmë njihet si rruga e  vjetër Elbasan-Tiranë është gjetur një automjet tip Peugeot 307, me targa AA 352 TK i djegur pothuajse plotësisht.

Fillimisht u dyshua se ishte nje djegje e qëllimshme e makinës pasi mund të ishte përdorut në ndonjë ngjarje kriminale.

Policia gjatë ditës së sotme ka shpërndarë informaicon duke sqaruar se djegjja ka qenë aksidentale.

Ndërkohë nga raportimet kjo makinë i përkiste shtetasit Kristi Bardhi i cili bashke me familjen janë pronarë të një servisi makinash në Elbasan.

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë,  në fshatin Gracen, në automjetin  tip “Pezho”, me drejtues shtetasin K.B., i cili ka qënë në lëvizje e sipër, ka rënë zjarr.

Në vendngjarje shkoi menjëhrë grupi hetimor dhe zjarrfiksja  dhe nga veprimet e para hetimore rezulton se zjarri ishte aksidental si pasojë e një shkëndije elektrike.

Drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar asnjë lëndim dhe nuk ka asnjë pretendim në lidhje me shkakun e rënies së zjarrit në automjet.

Automjeti ishte i pajisur me të gjithë dokumentacion përkatës për të qarkulluar.

Gjendet i shkrumbuar automjeti në Elbasan, mund të jetë përdorur nga persona me rekorde kriminale