DETAJE/ Sot, 15 raste të reja me koronavirus. Sa teste janë bërë në total

319
Sigal

Vetëm në 24 orët e fundit, në vend, u konfirmuan pozitivë me koronavirus 15 raste të reja, duke e çuar numrin e të prekurve në total, në 678 raste.

Ministria e Shëndetësisë duke dhënë sot detaje nga situata e koronavirusit në vend, theksoi se “Deri në këto momente janë testuar 6768 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 678 raste, pra rreth 10% e totalit të rasteve të testuara”.

Ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 259 persona të dyshuar me COVID-19.

Nga totali i rasteve të dyshuara janë testuar 36 personel shëndetësor, të cilët kanë rezultuar negativë për Sars-Cov2.

“Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 15 raste pozitive me COVID19.

Nga totali i rasteve të reja nëntë raste janë në Tiranë, të gjitha kontakte të rasteve të mëparshme, dy raste janë në Mirditë, një në Shkodër, një në Kukës, një në Has dhe një në Kurbin”-theksoi ministria.