Detaje nga vdekja e misterioze e adoleshentes shqiptare/ Ndarja nga i dashuri i kishte shkaktuar ankth, tentativat e nënës për ta shpëtuar

402
Sigal

Detaje të reja kanë dalë nga vdekja e 17-vjeçares shqiptare në Itali, Aurora Grazini, e cila u gjet e pajetë mëngjesin e djeshëm në shtratin e prindërve të saj,  në shtëpinë ku banonte, në Montefiascone, Viterbo, në  Itali.

Mediet italiane shkruajnë se vajza kishte pak kohë që ishte ndarë nga i dashuri i saj, për të cilën ishte ndjerë shumë keq. Madje, kohët e fundit adoleshentja kishte pasur edhe probleme shëndetësore, si ankth dhe pagjumësi, të cilat dyshohet se ishin shaktuar nga ndarja me të dashruin. Nëna e saj e kishte çuar edhe në spital, pasi vajza javët e fundit kishte humbur shumë peshë dhe ishtë në ankth. Po kështu, i kishin rezervuar edhe një takim me një neurolog.

Nuk dihet ende nëse ajo ka pirë diçka që mund t;i ketë marrë jetën apo shkak mund të jetë një sëmundje. Pritet autopisa për të zbardhur shkaqet e vdekjes.