Detaje nga shpërthimi i fortë i eksplozivit në Durrës

499
Sigal

Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi ka tronditur këtë mbrëmje Durrësin. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një lokal.

Nga shpërthimi mësohet se nuk ka pasur persona të plagosur por vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje aktualisht eshte dhe policia.

 

 

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 29.01.2020, rreth orës 21:00, në lagjen Nr 13, Plazh, në murin e jashtëm të një lokali,në pronësi të shtetasit M.S, i cili ishte i mbyllur, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar si lëndë plasëse, për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, identifikimin  dhe kapjen e autorit/ve.