Detaje nga aksidenti i rëndë në Gjirokastër/ Zjarrfikësit nxjerrin trupin nga kamioni, shoferi me plagë të shumta pritet të transportohet me helikopter drejt Tiranës

109
Sigal

Detaje të reja dalin nga aksidenti i rëndë që ndodhi pasditen e sotme pranë fshatit Shtepëz të Gjirokastrës.

Burime bëjnë me dije se shoferi i një kamioni që transportontye lëndë drusore ka humbur kontrollin dhe për pasojë është rrëzuar në një hendek të pyllëzuar. Pas 30 minuta tentativash, zjarrfikësit kanë arritur që të nxjerrin trupin e shoferit i cili ka marrë plagë të shumta dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Pritet që nga momenti në moment i plagosuri me iniciale F.H, të niset me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.