Detaje nga aksidenti i rëndë ku ndërroi jetë fëmija 8-vjeç, shoferi i dehur

361
Sigal

Një 8-vjeçar humbi jetën pasditen e sotme në Jubë të Durrësit teksa kishte dalë për shëtitje me biçikletë.

Ai u përplas nga një furgon që drejtohet nga 66-vjeçari me inicialet Q.N.

Sipas Policisë së Durrësit, nga të dhënat e para, shoferi i furgonit humbi kontrollin. Paraprakisht dyshohet se ai ishte i dehur dhe do i bëhet analiza e gjakut. Fëmija ishte duke shëtitur bashkë me disa shokë të tjerë.Goditja ishte fatale dhe mjekët nuk kishin se çfarë të bënin. Drejtuesi i furgonit u arrestua menjëherë dhe mes lotëve ka pranuar fajin.“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin shtetasin Q.N.,66 vjeç, banues në Sukth.
Ky shtetas më datë 25.05.2020, rreth orës 16:05, në fshatin Jubë, Durrës, duke drejtuar mjetin fugon, ka aksidentuar një fëmijë, shtetasin G.G., 8 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë, e për pasojë fëmija ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor“, thuhet në njoftimin e policisë.