DETAJE/ Nëna denoncoi pas sjelljes së vajzës. Njerku dyshohet se abuzoi me 14-vjeçaren në Durrës, pritet ekspertiza

312
Sigal

Detaje të reja zbulohen nga ngjarja në Durrës ku një 39-vjeçar dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur.

Nëna e 14-vjeçares ka denoncuar bashkëshortin në polici pasi ka kuptuar që diçka nuk shkonte me të bijën që e kishte nga martesa e parë.

Nëna mësohet se ka folur me të bijën dhe ajo i ka treguar që ka pasur ngacmime të vazhdueshme dhe se njerku ka tentuar të kryejë marrëdhënie me të.

Nëna e vajzës ka bërë menjëherë denoncim dhe sot pritet ekspertiza e mjekut ligjor për vërtetimin e akuzave. Sakaq 39-vjeçari është shoqëruar menjëherë në komisariat.