DETAJE/ Kush janë katër personat nga Durrësi në ‘rrjetën’ e OFL, akuzat

298
Sigal

Tre persona të dënuar dhe një nën hetim, të gjithë banues në Durrës janë personat e radhës të cilëve OFL u ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë.

Ali Lorja, Artur Vaqo, Ardjan Tati dhe Roland Domi, janë katër personat të cilët kanë 48 orë kohë të dorëzojnë përgjigjet me shkrim për pasuritë e tyre.

“Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krīm të organizuar apo krīme të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A. L., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Vrāsja me paramendim”;

R. D., banues në Durrës, nën hetim nga autoritetet italiane të drejtësisë, për veprat penale “Shfrytëzim prōstitucioni” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”;

A. V., banues në Durrës, i dënuar nga autoritetet italiane të drejtësisë, për veprat penale “Trafīkim i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë krīminale”;

A. T., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”, tha Policia.