DETAJE/ Atentati në Durrës, ja pse u mor në pyetje Kejvina Kthella

545
Sigal

Modelja e njohur, Kejvina Kthella ishte mes personave të pyetur në lidhje me ngjarjen e rëndë në Durrës, ku iu bë atentat makinës ku po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja.
Si pasojë e atentatit, humbi jetën shoferi Andi Maloku.

Policia ka arrestuar deri më tani Redjan Rrajën, si të akuzuar kryesor për ngjarjen.
Hetimet kanë zbuluar në fakt se Kejvina Kthella kishte miqësi me Rrajën, të arrestuar në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.

Kthella kishte biseda të shpeshta telefonike me 34-vjeçarin.
Burimet thonë se modelja është marrë në pyetje për të zbuluar më shumë rreth lëvizjeve të Rrajës gjatë ditës së atentatit.

Deri më tani nuk ka detaje se çfarë ka deklaruar modelja përpara hetuesve. Por burimet shtojnë se nëse do jetë e nevojshme, ajo do të paraqitet sërish në prokurori për të dhënë sqarime.

Policia ka marrë në pyetje edhe miq dhe të afërm të tjerë të Rrajës.