Dështon rindërtimi, asnjë i strehuar në Ndroq pas inagurimit

118
Sigal

Edhe pse u inaugurua përfundimi i punimeve të shtëpive individuale në Ndroq, aty ku pritej të strehoheshin të dëmtuarit nga tërmeti i tre viteve më parë, në zonë nuk ka asnjë familje. Deri më tani mbetet enigmë se pse asnjë familje nuk është akomoduar, ndërkohë para kamerave të Qeverisë u dhuruan për disa familjarë dhe çelësa banesash.

Humbasin “çelësat”, asnjë i strehuar në Ndroq pas inaugurimit nga Rama

Edhe pse u premtua që familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës do të akomodoheshin në banesat sociale në Ndroq, zona vijon të jetë bosh. Shtëpitë duken të përfunduara, por edhe pse u premtua që brenda vjeshtës do të strehoheshin familjet pa strehë, ajo që mbetet enigmë është fakti se pse askush prej tyre nuk ka hyrë ende? Lagjja e re në Ndroq u inaugurua nga kryeministri Edi Rama, por në zonë nuk gjen asnjë person, madje as ata që para kamerave qeveritare iu dhuruan dhe çelësat e banesave të reja. Në lagjen e re në Njësinë Administrative Ndroq janë ndërtuar 74 shtëpi individuale ku priten të strehohen më shumë se 300 banorë. Edhe pse jemi 3 vite nga tërmeti i 26 nëntorit që shkaktoi 51 viktima, plagët sociale që la hapur ky tërmet nuk po ‘shërohen’. ‘Infektimi’ nga korrupsioni qeveritar ka bërë që banesat sociale të ndërtohen për një kohë më të gjatë dhe kryesisht këto banesa sociale të përdoren si një ‘premtim i mbajtur’ në fushata të ndryshme elektorale. Edhe një herë tjetër, banesat, të cilat përfundohen së ndërtuari presin një fushatë të kryeministrit për të treguar mes batutave se si ai është pranë qytetarëve në ditët më të vështira. Një pyetje që ngrihet është nëse do të jenë qytetarët që do të përfitojnë nga këto banesa apo do të jenë edhe një herë patronazhistët apo militantët, që arritën të përfitonin edhe nga bonuset e tërmetit teksa të dëmtuarit vijojnë të jetojnë në çadra e konteinerë?! Ndërsa sa herë të ketë një aferë korruptive, që del në pah kryeministri do të përmendë sërish të njëjtat ‘luftra’ që ka përballuar për të treguar se çdo gjë është bërë për të mirën e qytetarëve dhe jo ashtu siç pretendojnë ‘gojët e liga’ (opozita).