Dështimi i Reformës Territoriale, punësimet e militantëve dhe tenderat, falimentojnë bashkitë

138
Sigal

Edhe pse “Reforma Territoriale” u konsiderua si sukses, realiteti tregoi se shumica e bashkive u mbush me patronazhistë, kostot e të cilave së bashku me tenderat po i çojnë bashkitë drejt falimenimit. Qytetarëve u mungojnë shërbimet bazë dhe do paguajnë 248 mln euro më shumë, për të mbajtur në këmbë armatën e militantëve elektoral, ku 8 muaj do punojnë për qeverinë dhe 4 muaj për tu ushqyer për vete

Qeverisja lokale është bërë më e dobët, rriti kosto e qytetarëvepër të marrë shërbime.Mjaftuan tërmeti dhe zjarret periodike, pandemia dhe zhvillimi i lejeve për investitorët strategjikë, për të kuptuar se qeverisja lokale nuk ka shumicën e kompetencave, të drejtave, mjeteve dhe burimeve njerëzore të nevojshme për të ushtruar funksionin e vet kushtetues.

 Reforma territoriale e vitit 2014 e kalkuluar elektoralisht nga PS, e njëanshme dhe pa kompromis mes palëve politike, u miratua në Kuvend vetëm nga shumica e majtë pasi PD në opozitë e bojkotoi seancën parlamentare. Asokohe u trumbetua si një domosdoshmëri për t’u shërbyer sa më mirë bashkësive të banorëve.

Reforma administrative- territoriale, solli reduktimin e njësive vendore, nga 373 prej tyre 308 komuna dhe 65 bashki, në vetëm 61 bashki dhe la të paprekur numrin 12 të qarqeve

Koha tregoi se reforma territoriale rriti kostot për qytetarët, por jo cilësinë e shërbimeve nga Bashkitë. Madje e rëndoi mjaft gjendjen sociale , arsimore dhe shëndetësore të banorëve, pasi nuk u pasua me një reformë në qeverisjen vendore.

Produkti që prodhuan zgjedhjet vendore pa kundërshtar të 30 qershorit 2019 ishte katastrofik që si gjithmonë barra bie te qytetari, u përballëm me pasoja  ishin shpopullimi i  zonave rurale, mbyllja e  shkollave dhe shtimi i  varfërisë.

Rezultatet e reformës të propaganduar si sukses qytetarët i vuajnë sot, sidomos në pjesën e komunave.   Ku spikasin ndër të tjera, jo vetëm korrupsioni, jo vetëm punimet fiktive, por në radhë të parë mungesa e shërbimit. Qytetari  duhet të harxhojë orë të tëra për një dokument.

Kemi një përqëndrim në të ashtuquajturën rilindja urbane, investime në qendrat e qytetit. Kemi nga ana tjetër zero investime në komuna. Shërbimi publik sot mungon tek qytetarët për shkak të hapësirave të mëdha gjeografike dhe mungesës së investimeve. Le të sjellim një shembull nga qarku Dibër. Një qytetari duhet të udhëtojë 4 orë me makinë për të takuar kryetarin e bashkisë së Dibrës nga komuna Lurë, sepse ka mungesë totale të infrastrukturës rrugore.

Lufta elektorale

Në vitin 2015, Reforma Territoriale zgjeroi ndjeshëm territorin e bashkive, që nëse marrim shembull kryeqytetin, iu bashkëngjit Zall Herri, por paradoksi qëndron në faktin e përzgjedhjes së zonave, se Paskuqani që është vazhdim i Bulevardit të ri të Tiranës nuk ishte pjesë e Bashkisë Tiranë. Këto ndryshime u cilësuan nga opozita si të realizuara për qëllime elektorale dhe jo në dobi të qytetarëve. Ajo çka vihet re lehtësisht është fakti se ka një disproporcionalitet mes bashkive dhe qarqeve. Qarku Gjirokastër ka rreth 61 mijë banorë dhe 7 bashki. Kukësi ka 69 mijë banorë dhe përfaqësohet me 3 bashki.

Pushteti në një dorë

Qeverisja lokale është bërë më e dobët, pavarësia e saj financiare është kufizuar, shërbimet ndaj qytetarëve nuk janë rritur në cilësi, sistemi i përfaqësimit është vertikalizuar dhe se koncepti i vetëqeverisjes në tërësinë e tij nuk është arritur. Mjaftuan tërmeti dhe zjarret periodike, pandemia dhe zhvillimi i lejeve për investitorët strategjikë, për të kuptuar se qeverisja lokale nuk ka shumicën e kompetencave, të drejtave, mjeteve dhe burimeve njerëzore të nevojshme për të ushtruar funksionin e vet kushtetues.

1-Raportet kryqëzojnë reformën: Militanët rrisin kostot

Reforma e re territoriale që reduktoi numrin e njësive vendore dështoi të sjellë rezultatet e pritshme për të kursyer rreth 60 milionë euro në formën e shpenzimeve për pagesat e personelit, por përkundrazi i ka rritur edhe më tej ato.

Madje 61 bashki të vendit mbushën administrata e tyre me 11 mijë punonjës më shumë në 6 vite. Një raport i Co Plan flet për një rëndim të financave vedore për shkak të punësimit të këtyre njerëzve, ku vendin e parë e mban Tirana. Për 6 vite numri i punonjësve në 61 bashkitë e vendit rezulton të jetë rritur me më shumë se 11 mijë persona. Nga një analizë e Portës Vendore rezulton se në vitin 2015 sipas shifrave zyrtare raportoheshin 19 mijë e 625 të punësuar ndërkohë që gjashtë vite më vonë numri ka arritur në më shumë se 31 mijë.

Gjithashtu dhe sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, me implementimin e reformës administrative-territoriale, raporti mes shpenzimeve kapitale dhe shpenzimeve korrente është i njëjtë me raportin e vitit 2010-2011, me ndryshime të papërfillshme. Në një analizë krahasimore, kjo tregon se 300 komunat dhe 60 bashkitë e mëparshme kanë të njëjtin raport shpenzime korrente-shpenzime kapitale me 61 bashkitë e reja të reformës administrative territoriale. Rritja e shpenzimeve të personelit (në vitin 2017 janë dy herë më të larta se 2013) dhe atyre operative, nuk pajtohet me objektivin madhor të reformës administrative dhe territoriale, rritjes së eficencës operacionale dhe tkurrjes së kostove administrative.

2-Eksperti : Kërkesa e qeverisë për të vënë administratorë nëpër bashki, kontroll absolut i pushtetit vendor nga pushteti qendror

Agron Haxhimali në një intervistë thekson se : Bashkitë me të drejtë janë në prag falimentimi. Qeveria ka bërë disa ligje, disa lustrime të ligjit 68, 2017 për financat dhe vetqeverisjes vendore. Ka nxjerrë një rregullore dhe një vkm se si do të angazhojë dërgimin e administratorëve nëpër bashki. Kohët e fundit diku nga gushti, ministria e financave nxorri dhe një thirrje të hapur që ftoi të aplikonin të interesuar që mund të ishin administratorë nëpër bashki. Pra bëri një proces të tillë dhe asgjë nuk ndodhi. Unë e kam thënë në krye të herës nuk do ndodhi asgjë, ky është një kontroll për pushtetin vendor nga pushteti qendror. Nuk e bënë këtë sepse ka dy arsye. E para do pranonte dështimin sepse do çonte një administrator tek ai kryetar bashkie që e ka zgjedhur vetë dhe do pranoj aftësinë e atij institucioni që doli nga reforma e parë, aftësinë e atij këshilli që është 100% socialist pavarësisht nga kryetari që e ka zgjedhur vetë dhe është menaxheri më I mir, ai sa të pranonte këtë u tërhoq nga kjo çështje. Në parim unë i përkas kësaj që shumë mirë ka bërë që nuk I ka çuar por nuk më pëlqejnë manovrat politike, duhet të jenë zgjidhje të qëndrueshme për institucionet dhe jo ti mbajnë në presione të tilla. Çështja është ë tillë që sado i aftë të jetë një administrator që mund të shkojë nga ministria e finacave, që mund të jetë akademik, professor, ekspert çfarëdo të jetë, ai do shkojë në Vorë apo në Kavajë. Me çfarë do shkojë vetëm me mend do shesi mend e vetë për të zgjidhur problemin?  Dakord mund të jetë më i mirë por çështja është më mirë të zgjedhim njerëzit e duhur që te zgjidhin problemin atje. Me mirë çojmë bashkinë në zgjedhje të parakoshme dhe të vijë një kryetar më I aftë, një këshill më I aftë, pra mund të jenë mekanizma të tillë. Nëse ti do ta çosh me paratë e qeverisë po pse çon një të zgjuar le të themi me xhepat plotë, jepi paratë bashkisë dhe atë që kanë zgjedhur qytetarët mirë a keq le ta zgjidhin problemin aty ku është. Ky është edhe një mesazh për qytetarët, te dijnë kë të zgjedhin, kë të votojnë, kush do t’i administroj taksat dhe tarifat e tyre. Është një kulturë që ne duhet ta kemi, duhet kujdes kur zgjedhim.

Çfarë kanë bërë këto bashki që kanë shkuar në këtë pikë dhe nuk janë marrë masa

Cilat janë këto zëra që përbejnë këtë borxh.  Le të themi 50-55% të këtij borxhi është nga investimet e bëra, rrugë, ujësjellësa – kanalizime, rrugë rurale, kontrata të lidhura, para të papaguara. Është bërë një punë që është prokuruar pa pasur para. Shkelja e parë e bashkisë, shkelja e dytë dhe më e fortë e institucioneve të tjera, prefekturës dhe degëve të thesarit. Si I bërë ti veprime të tilla si nuk e kontrollove institucionet qendrore apo ministritë, që I kishin në ndjekje grantet e pakushtëzuara. Pra ti nuk e kuptove që kjo bashki ka 10 lekë dhe prokuron shërbime 30 lekë. Kjo është shkelje e rëndë dhe kanë përgjegjësi të dyja palët, por qeveria kontrollon çdo qindarkë të pushtetit vendor. Të kontrolloj vendimin dhe të shikoj ku i ka lekët, pra këto gjëra duhet të jenë të integruara.

3-Bashkitë në faliment në fund të vitit fondet nga taksat e qytetarëve do i kalojnë për të paguar borxhet e tyre

Detyrimet e prapambetura të bashkive kanë vënë në alarm edhe qeverinë. Tashmë është propozuar ndryshimi i ligjit duke u kërkuar që fondet e pa shpenzuara në fund të vitit të shkojnë për shlyerjen e detyrimeve. Duke nisur nga viti i ardhshëm duket se do të ketë më pak mbështetje nga qeveria me fonde për pushtetin vendor, ndaj dhe në parlament do të paraqitet ndryshimi i ligjit për financat vendore. Konkretisht pas nenit 60 është shtuar neni 60/1 i cili sanksionon pikërisht mënyrën sesi do të ndahet ky detyrim pagesash.“Përdorimi i fondeve të trashëguara nga viti i kaluar”- në pikën 1 të këtij neni propozohet që fondet e trashëguara dhe të pa angazhuara jo më pak se 30 për qind e tyre përdoren për:Shlyerjen e detyrimeve të prapambetura.Pagimin e nënhuave të papaguara në kohë.

4-Si shkojnë miliardat e bashkive tek “klientët e qeverisë”

Java e kaluar u mbyll me një sukses stratosferik të kompanive pranë qeverisë. Dhjetra miliardë lekë publike u shpërndanë në tendera të dyshimtë për shoqëritë private të miqve personal të kryeministrit Edi Rama. Përfshirë Sadri Abazin, Alban Eftimi, Salillari e të tjerë. Në krye të listës së shpërndarësve të miliardave për këtë javë qëndron kryetari në krye të bashkisë së falimentuar të Kavajës, Redian Krali. Projektimi i kampusit universitar: Kompania “Atelier 4” e vëllezërve Alban dhe Olsi Eftimi, të njohur për miqësinë e tyre të hershme me kryeministrin Rama, është në krye të listës së operatorëve të kualifikuar për tenderin me vlerë rreth 4 milionë euro për studimin dhe projektimin e kampusit universitar Tiranë dhe ndërtimin e godinës së re të Universitetit të Arteve.

Asfalti elektoral: Është mbyllur gjithashtu këtë javë një tjetër tender gjigand, me fond plot 10 miliardë lekë të vjetra, ose rreth 9 milionë euro. Tenderi ka si objekt asfaltimin e rrugicave të ndryshme në Tiranë. Fituesit e këtij tenderi janë disa kompani, ku bien në sy të paktën dy, të cilat kanë probleme të tjera këto kohët e fundit. Sipas dokumentave zyrtarë, rezulton se pjesë e fituesve të tortës 10 miliardë lekë janë shoqëritë “Salillari” dhe “Arb Trans 2010”.Të dyja kompanitë u kapën në flagrancë nga ministrat e qeverisë “Rama” duke ndërtuar kate pa leje. Dy kompanitë duhet të ishin para drejtësisë për veprën penale të ndërtimit të paligjshëm. Me qëllime fitimi, që parashikon deri në 8 vjet burgim. Por, as qeveria dhe as drejtësia nuk i pengon dy kompanitë që të shpallen fitues.

Plehrat e Kavajës: Kompania e familjes së ish-deputetit socialist, Sadri Abazi, ka fituar “me forcë” një tender me vlerë 5.5 miliardë lekë. Ose rreth 5 milionë euro, për pastrimin e qytetit të Kavajës për 5 vitet e ardhshme. Administrata e drejtuar nga Redian Krali vendosi të bënte një tender shumë-vjeçar, megjithëse Bashkia është në krizë të thellë financiare. Nga të dhënat zyrtare rezulton se shoqëria “Alko Impeks General Construction” ka paraqitur ofertën më të lartë në këtë tender. Konkretisht, 5.49 miliardë lekë të vjetra, ose vetëm 10 milionë lekë të vjetra më pak se sa fondi limit.

5- Qytetarët paguajnë  248 milionë euro taksa më shumë, shqiptarët 8 muaj do punojnë për qeverinë, 4 muaj për vete

Detyrime “në terr” – 23 taksa dhe tarifa : Ndërsa qytetarët janë të paqartë se çfarë taksash e tarifash vendore paguajnë, 61 bashkitë? Në vend mbledhin rreth 29 miliardë lekë apo 248 milionë euro në vit detyrime nga qytetarët. Shifra i takon vitit 2021, ndërsa është në nivele thuajse të njëjta edhe përgjatë viteve të tjera, madje perfomanca në vjeljen e tyre është rritur. Të ardhurat nga burimet e veta vendore, përfaqësojnë rreth 29% të burimeve financiare të bashkive, ku peshën më të madhe e zënë taksat vendore me rreth 61 për qind dhe tarifat vendore 37 për qind.

Në terma nominalë, të ardhurat nga taksat vendore kontribuan me rreth 18 miliardë lekë në buxhetin vendor gjatë vitit që lamË pas. Në strukturën e të ardhurave nga taksat vendore mbizotëron kontributi i të ardhurave nga dy taksa kryesore, të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja dhe të ardhurat nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme (ndërtesa, tokë bujqësore dhe truall). Së bashku këtu dy lloje taksash përfaqësuan rreth 87% ndaj totalit të të ardhurave nga taksat vendore.

Në detyrimet vendore përfshihen kryesisht, taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja; Taksa mbi kalimin e të drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme; Taksa e tabelës; Taksa e përkohshme e tregut; Taksa e fjetjes në hotel; Tarifa e gjelbërimit; Tarifa e pastrimit dhe e largimit të mbeturinave; Tarifa e plazheve private (për zonat bregdetare);Tarifa për leje për përdorim strukture; Tarifa e parkimit të automjeteve; Tarifa e ndriçimit; tarifa për zënien e hapësirave publike etj. Mesatarisht qyetetarët dhe bizneset paguajnë afro 23 taksa dhe tarifa vendore, të cilat ndryshojnë në bazë të bashkisë.

Anketa: Shqiptarët nuk dinë çfarë taksash paguajnë, 83% shprehen se janë të larta: Pavarësisht se qytetarët kanë detyrim të paguajnë një sërë taksash dhe tarifash vendore çdo muaj, 23 për qind e tyre nuk kanë asnjë informacion se çfarë taksash paguajnë. Sipas një ankete të realizuar nga CoPlan, 72 për qind janë relativisht të njohur, me detyrimet, që kanë kundrejt bashkive.

Por ajo që del në pah është mungesa e transparencës së bashkive dhe organizimi i dëgjesave publike, pasi 92 për qind e qytetarëve të anketuar deklarojnë se nuk kanë marrë pjesë asnjëherë në një dëgjesë publike.