“Dëshmitarët e Jahovait të shpallen të paligjshme”, eksperti kriminalist: Shteti ka çeduar…

208

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme që ka tronditur Tiranën dhe opinionin publik. Një nënë së bashku me të bijën, Zhaneta dhe Anisa Josifi, janë gjetur pa shenja jete në banesën e tyre. Gjithashtu edhe vajza e tjetër e familjes është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Duke folur rreth kësaj ngjarje tronditëse eksperti kriminalist Artan Rexhepi, u shpreh se shteti duhej të kishte ndërhyrë më para. “Policia fare mirë mund të sajonte ndonjë situatë për të bërë kontrolle në shtëpinë e tyre. Në këtë aspekt shteti ka çeduar”, tha ai. Madje eksperti kriminalist tha se Dëshmitarët e Jahovait duhet që të shpallen të paligjshëm. “Duhet që në Kuvend të votohet që të shpallet e paligjshme. Nëse për ISIS bëhet shumë zhurmë dhe arrijnë që të nxjerrin sekrete, edhe për këtë duhet që të investigohet. Ata e mohuan se viktimat ishin pjesë e tyre, por autoritetet përkatëse duhet të kontrollojnë”, tha ai.