Deputetja gjermane Beck në Kukës: Shanset për azil janë zero

586
Numri i lartë i azilkërkuesve nga qyteti verior i Kukësit ka qenë në qendër të takimit të deputetes së Bundestagut Gjerman, Marieluise Beck dhe kreut të bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu.
Deputetja gjermane tha gjatë takimit se numri i azilkërkuesve ka ardhur duke u rritur nga java në javë, por shanset për azil për shtetas të Ballkanit Perëndimor janë zero.
Gjithashtu Beck deklaroi se nuk mund të kalohet nga kërkesa për azil në kërkesë për punë. Shanset për punë në Gjermani, tha ajo janë të kufizuara. Në takim merrte pjesë edhe zëvendës ambasadorja gjermane Anke Holshtein si dhe deputeti demokrat, Flamur Noka.
Kukësi, renditet si një nga qarqet me numrin më të lartë të personave që janë larguar për të përfituar azil në Gjermani.
Sigal