Deputetja e PS deklarohet e vdekur për të ç’regjistruar biznesin/ Ironizon Dylgjeri:Pas Krishtit edhe Bushka u ngjall!

495
Bizneset po gjejnë mënyra nga më të ndryshmet që të shmangin detyrimet tatimore, duke mbyllur një NIPT e për të hapur një tjetër, apo duke manipuluar deklaratat tatimore. E të gjitha këto manovra bëhen duke përdorur hapsirat ligjore në Qëndrën Kombëtare të Biznesit apo edhe në Drejtorinë e Tatimeve.
Gazetari Ylli Dylgjeri ka goditur sërish me komentet pikante nw lidhje me skandalin e supozuar , ku  deputetja e PS, Klotilda Bushka deklarohet e vdekur në QKB për të ç’regjistruar biznesin , veprim ky ende me pikëpytje.
Sigal

 

“Pas Krishtit edhe Bushka u ngjall! Haleluja!
Këndoni, këndoni me gëzim,
Bushka prap na u ngjall,
Nuk ka rrugë pa kthim,
Tatimet do dalin prap me fitim!”, shkruan Dylgjeri.