Deputeti I PS mashtrohet nga një I ri në miliona lekë për një apartament

534
Sigal

 As zyrtarët e lartë nuk I kanë shpëtuar mashtrimit me apartamente
në kryeqytet. Vladimir Kosta, deputet socialist ka kallëzuar për mashtrim një
30-vjeçar nga Tirana, i cili i ka marrë një sasi të konsiderueshme parash për
një apartament. Armand (Antonio) Gjuzi pasi ka marrë paratë ia ka shitur
banesën dikujt tjetër.

Më pas, deputeti socialist i është
drejtuar policisë, ku ka bërë kallëzim ndaj 30-vjeçarit.

“Më datë 13.12.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor
Tiranë, për shtetasin A.Gj, vjeç 36, banues në Tiranë pas kallëzimit te
Vladimir Kostes se ky person e ka mashtruar. Nenet 180, 186 e 143 të Kodit
Penal.

I janë referuar materialet për
mashtrim, fshehje te ardhurash dhe falsifikim dokumentesh”, bëhet e ditur në
njoftim.