Deputeti hedh poshtë propagandën: Nëse do isha kuruar në Shqipëri, s´do isha më

332
Sigal

Deputeti Andi Përmeti ka rrëfyer momentet e vështira me Covid-19, ndërsa arriti të fitojë betejën me sëmundjen pas 70 ditësh.

Në vendin tonë është denoncuar shpesh mungesa e apararaturave mjekësore dhe mungesa e stafit. Madje një nga arsyet që u largua nga puna mjeku, Ilir Alikja , ishin denoncimet  në mënyrë të përsëritur situatat famëkeqe që kishte nëpër spitale.

Përmeti tha se gjendja e tij ka qenjë shumë e keqe dhe se mjekët i kishin dhënë pak shpresë jetë.

“Ishte situata shumë e vështirë. Kalova 21 ditë në reanimacion. Dëmtimi i mushkërive ishte shumë i madh dhe jam në periudhë rikuperimi. Edhe sot pas 70 ditë kam nevojë për rikuperim. Po ju them që kur shkova në Turqi mjekët më dhanë pak shpresë për jetën. Nëse do të isha kuruar në Shqipëri mendoj se këtë lidhje nuk do ta bënim dot.

Është hera e dytë që e kaloj COVID, herën e parë e kalove lehtë. Dhe unë e mora lehtë por ja që më kapi më keq”, tha deputeti.