Denoncoi Blushin/ Atentati në tentativë, gazetari: Biznesmeni ka konflikt vetëm me një person

75

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje lidhur me atentatin e mbetur në tentativë ndaj biznesmenit Andon Dhima mbrëmjen e të enjtes në kryeqytet.

Ky i fundit ka denoncuar në polici se ka konflikt me një person dhe lidhur me këtë ka vënë në dijeni edhe kryeministrin, presidentin si dhe ambasadën e SHBA. Artan Hoxha tha se deri më tani ka dhënë deklarim vetë biznesmeni, djali dhe vajza e tij e cila ka qenë prezente në momentin kur dy persona kanë tentuar të ekzekutojnë të atin.

“Bëhet fjalë për një atentat të dështuar që ka ndodhur mbrëmjen e enjte. Atentati ka ndodhur ditën e enjte diku në mbrëmje. Për fat të mirë ka dështuar, por do kishim një biznesmen të vrarë në mes të kryeqytetit. Bëhet fjalë për një ngjarje, e cila ka krijuar një problematikë, së pari për fat të mirë që nuk u realizua objektivi. Biznesmenin e ka shpëtuar fati. Është një ngjarje që është mbajtur në heshtje. Është dukur në fillim si e pabesueshme. Realisht ngjarja tashmë është në hetim. Ka dhënë deklarim biznesmeni, djali dhe vajza e tij që ka qenë prezente aty”.

Po merret në pyetje roja i pallatit. Duhet të parandalohet që kjo ngjarje të ketë vijim dhe pasoja. Kemi të bëjmë me një biznesmen që para se të ndodhte kjo i është drejtuar prokurorisë dhe me letër kryeministrit, presidentit dhe ambasadës së SHBA me dosje. Personi e ka thënë me bindje se ka konflikt vetëm me një person. Ngjarja duhet hetuar për shkak të rrezikshmërisë së madhe. Mund të ishte vrarë ai dhe vajza e tij”, tha Artan Hoxha.

CNA.al ka raportuar më pare se biznesmeni ka pasur përplasje të forta me drejtorin e Top Channel, Ben Blushi, i cili dje është thirrur në polici, për t’u marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e kësaj ngjarje.