Denoncimi/ Kreu i Bashkisë Finiq: Më kanë çarë gomat dhe këputur frenat e dorës!

668
Sigal

Kryetari i Bashkisë së Finiq, Kristo Kiço pretendon se i është bërë atentat nga persona të panjohur për të, që nuk janë vënë ende përpara përgjegjësisë.

Deri më tani nuk asnjë komunikatë nga policia lidhur mbi rastin, ndërsa kryetari i Bashkisë ka bërë publik rastin përmes një postimi në Facebook për dy vepra kriminale.

Ai denoncon se disa persona i kanë çarë gomën e makinës dhe i kanë prerë frenat e automjetit. Goma e çarë u konstatua nga vetë Kiço, ndërsa prerja e kabllove të frenave u zbulua 4 ditë në vonë.

Makina ishte e parkuar jashtë shtëpisë së tij në qytetin e Sarandës, ndërsa mjeti ishte hapur pa e thyer atë.


Kiço shkruan se në raportin e policisë thuhet se autorët duket se kanë patur qëllim kriminal dhe se kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e tyre