Denoncimi i PD-së, Teliti: Pensionistët për 7 vite në rrënim ekonomik, shpërblim qesharak

229
Sigal

Ish-deputeti Dorjan Teliti përmes një postimi në faqen zyrtare të Partisë Demokratike ka bërë thirrje për rrëzimin e kryeministrit aktual të vendit, Edi Rama.

Sipas tij Rama është një histori dështimesh tani më prej 7 vitesh dhe hodhi akuzën se shpërblimi i festave për pensionistët është një shpërblim qesharak.

“Të patrajtuar financiarisht dhe të harruar nga qeveria e klientelës, pensionistët janë të detyruar të presin lëmoshën e qeverisë. Shqipëria ofron ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj – më pak se çdo vend i botës,” – thuhet në deklaratën e Telitit.

Sipas tij kryeministri nuk ka në prioritetet e tij mirëqënien e qytetarëve të vendit por vetëm po rrit koston e jetesës e po shton papunësinë.about:blank

“Këtë vit çmimet e ushqimeve janë rritur me 4.7%, duke shkaktuar një humbje të fuqisë blerëse të pensionistëve prej rreth 100 mijë lekësh të vjetra. Pensionistët e shohin këtë shtrenjtim të jetesës kudo, në supermarkete, dyqane ushqimore, në farmaci,” – shtoi ish-deputeti i Partisë Demokratike.

Së fundmi ai apeloi për ndryshimin e qeverisë në datën e zgjedhjeve, më 25 prill.