DENONCIMI I FORTË! Berisha s’i ndahet vrasjes së Pjerin Xhuvanit: Pronari i Benz-it të Klement Xhaferrit u kap me arsenal armësh, por u la i lirë që të blinte vota

93
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një tjetër denoncim lidhur me vrasjen e ndodhur në Elbasan, vetëm pak ditë para zgjedhjeve, më 21 prill. Berisha denoncon se pronari i makinës me të cilën lëvizte Kelmend Xhaferri është kapur me arsenal armësh, por është liruar. Sipas Berishës, Ilir Beko lëvizte i lirë dhe blinte vota, ndërsa shton se ai është anëtar kryesor i bandës së Elbasanit.

Pronari i bencit qe perdorte Kelmend Xhaferi diten e ngjarjes, Ilir Beko eshte anetar kryesor i bandes me imunitet te Elbasanit. Ne vitin 2019 atij iu gjet nje arsenal i madh armesh. Por ai fal imunitetit vazhdonte i lire te blinte vota ne zgjedhjet e vitit 2021. Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. Zoti Berisha, ky arsenal armesh i kapur ne gusht te 2019 ne Elbasan eshte i Ilir Bekos, pronar i kompanis Eldio Petrol, Ilir Beko rezulton te jete pronari i makines mercedes benz me te cilen levizte ne Elbasan duke blere vota dhe me arme Izraelite Klement Xhaferri. Edhe pse ky arsenal armesh i kapur ne gusht 2019 sot Ilir Beko eshte i lire mandje blen edhe vota ne mbrojtje te policise edhe prokurorise se Elbasanit, madje ne ate kohe kur eshte arrestuar jane pezulliar nga detyre 4 punonjes policie vetem sepse publikuan kete foto qe po ta dergoj une ty. Përkatësisht Inspektori i Krimeve të Rënda dhe Specialisti i Krimeve, Edvin Gjyli dhe Eduart Hasani. Albjon Xhitozi, Shefi i Krimeve në Cërrik dhe Bilal Semanaj, Shefi i komisariatit të Cërrikut janë pezulluar nga detyra,”-shkruan Berisha.

POSTIMI I PLOTË:

Zanafilla e konfliktit të armatosur më 21 Prill në qytetin e Elbasanit, e cila përfundoi me një të vrarë dhe katër të plagosur në prag të zgjedhjeve parlamentare, erdhi pasi disa mbështetës të Partisë Demokratike, pjesë e të ashtuquajturit “Grupi i Mbrojtjes së Votave”, ndaluan Mehmet Grecën, një person i dënuar për trafik droge në Britani, i cili sipas tyre po shpërndante para në favor të fushatës së Partisë Socialiste. Përplasja me armë shkaktoi vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

Pak ditë pas përplasjes së përgjakshme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe prokurori Alfred Shehu mohuan publikisht se në vendngjarje ishin gjetur materiale që ngrinin dyshime për shitblerje të votës. Por në Gjykatë, u tha se tek dy makina të bllokuara në vendin e krimit u gjetën fletëpalosje të Partisë Socialiste, fotokopje kartash identiteti si dhe një bllok me emra votuesish dhe me mbishkrimin “pagesa”.