Dënohet Shpëtim Gjika, por i shpëton burgut

742
Ka përfunduar dje gjykimi për ish-kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika. Gjykatësi Laurent Fuçia e ka dënuar me 4 vite burg Gjikën për falsifikim dokumentesh dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Gjykata vendosi pafajësi për akuzat e ndërtimit të paligjshëm dhe shpërdorimin e detyrës, për ish-kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika, ndërsa për akuzën e falsifikimit të dokumenteve zyrtar gjykata vendosi 4 vite burgim dhe 1 vit burg edhe për akuzën e veprimeve, të cilat pengojnë zbulimin e së vërtetës. Ndërsa gjykata ka vendosur ta konvertojë dënimin në 2 vite shërbim prove për shkak të rrezikshmërisë së ulët që prezanton i dënuari. Për ish-kreun Gjika, gjykata ka vendosur edhe ndalimin për tre vite të ushtrimit të funksioneve publike. Po ashtu, Gjykata e Vlorës ka vendosur për ish-shefen e urbanistikës në bashkinë e Vlorës, Doriana Beharaj, e cila ka marr pafajësinë për të gjitha akuzat. I përfshirë në këtë çështje biznesmeni Artur Haxhi është dënuar me 3 vite burg, konvertuar në tre vite shërbim prove për akuzën e falsifikimit të dokumenteve zyrtar më shumë se një herë. I fajshëm për akuzën e falsifikimit të dokumenteve është shpallur edhe Ridvan Mersini, i cili është dënuar nga gjykata me një vit burg të konvertuara në dy vite shërbim prove.
Sigal