Del VKM: Pronat shtetrore në bregdet do ti kalojnë privatit

2422
Sigal

Qeveria ka vendosur nga dita e djeshme që të gjitha tokat shtetërore buzë detit që janë dhënë me qira do të privatizohen. Vecc tokës aktuale investitori që do e zhvillojë do të përfitoi edhe 20% të sipërfaqes së projektit të miratuar. Privatizimet do të nisin nga bregdeti Adriatik duke filluar nga Velipoja,Shëngjini, Gjiri i Lalzit, si dhe bregdeti Jonian nga Dhërmiu, Palasa deri në Sarandë. Ja Vendimi i plotë mbi kriteret dhe afatet.

 

Del VKM, si do kalojnë pronat nga shteti te privatët, investitorët mund të marrin deri 20% të projektit nga trualli publik

Nga sot një erë e re privatizimesh pritet të fillojë në Shqipëri me kalimin e pronave publike te investitorët ose zhvilluesit privatë të cilët do të kenë të drejtë të marrin deri në 20 për qind të pronës që do zhvillojnë nga shteti. Pronat shtetërore, kryesisht në bregdet, kanë qenë vitet e fundit në vëmendjen e investitorëve të fshatrave turistikë përgjatë bregdetit Adriatik, kryesisht Velipojoë, Shëngjin, Gjiri Lalëzit dhe atij Jonian kryesisht Dhërmi, Palasë e deri në Sarandë.Sot hyri në fuqi vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 807, datë 11.12.2019 që përcakton se pronari/pronarët  e  një  prone  private,  si  dhe çdo  subjekt  zhvillues,  i  cili  ka  marrë  të  drejtën  për të zhvilluar një pronë të tillë, gëzojnë të  drejtën që të   kërkojnë   kalimin   e   sipërfaqeve   të   pronës shtetërore  në  pronë  private.

Por për këtë transferim kërkohen disa kushte si vijon:

  1. a) sipërfaqja e   pronës   shtetërore   është   nëpronësi  të  shtetit  dhe  nuk  është  transferuar  në pronësi  të  njësisë  së  vetëqeverisjes  vendore,  në bazë  të  ligjit    8744,  datë  22.2.2001,  “Për transferimin  e  pronave  të  paluajtshme  publike  të shtetit  në  njësinë  e  vetëqeverisjes  vendore”,  të ndryshuar;
  2. b) sipërfaqja e   pronës   shtetërore   është   nëpronësi të njësive të vetëqeverisjes vendore dhe ato kanë  dhënë  pëlqimin  për  kalimin  e  sipërfaqeve  të pronës    shtetërore    në    pronë    private,    sipas procedurave që parashikohen në këtë vendim;
  3. c) sipërfaqja e  pronës  shtetërore  është  në  kufime pronën private që do të zhvillohet nga subjekti kërkues; ç)  për  zonën  ku  ndodhet  sipërfaqja  e  pronës shtetërore  që  kërkohet  të  tjetërsohet  ekziston  një plan   i   përgjithshëm   vendor   për   zhvillimin   e territorit (sipas kuptimit të ligjit nr. 107/2014, “Për planifikimin e territorit”), i miratuar nga organet përkatëse për planifikimin e territorit;
  4. d) sipërfaqja e përgjithshme e pronës shtetërore,që kërkohet të  kalohet  nga  pronë  shtetërore  në pronë  private,  nuk  duhet  të  jetë  më  e  madhe  se 20%  e  sipërfaqes  totale  të  pronës  private  që  do  të zhvillohet,   sipas   rastit,   nga   pronari   i   tyre   apo subjekti zhvillues;
  5. dh) sipërfaqja e pronës shtetërore nuk kryen më asnjë funksion publik  apo  ka  humbur  funksionet për të cilat është përdorur;
  6. e) Agjencia e  Zhvillimit  të  Territorit  ka  dhënë miratimin  e  saj  për  konformitetin  e  projektit  që kërkohet    të    zhvillohet    me    dokumentet    e parashikuara, sipas shkronjës “ç”, të kësaj pike

Struktura  përgjegjëse  për  shitjen  e  pronëspublike,   në   ministrinë   përgjegjëse   për   financat, është    përgjegjëse    për    pritjen    e    kërkesave, shqyrtimin dhe vlerësimin e tyre, si dhe i propozon ministrit   përgjegjës   për   financat   për   kalimin   e sipërfaqeve  të  pronës  shtetërore  në  pronë  private, duke ndjekur të gjitha procedurat e përcaktuara në këtë vendim.

Kërkuesi   paraqet   kërkesën   e   tij   pranë ministrisë përgjegjëse për financat, të shoqëruar me dokumentet, si më poshtë vijon:

  1. a) dokumentacionin e   lëshuar   nga   AgjenciaShtetërore  e  Kadastrës,  që  vërteton  pronësinë  e shtetit  mbi  sipërfaqen  që  kërkohet  të  kalohet  nga pronë  shtetërore  në  pronë  private,  sipas  kushteve të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi;
  2. b) dokumentacionin e  lëshuar   nga  AgjenciaShtetërore  e  Kadastrës,  që  vërteton  pronësinë  e kërkuesit  mbi  pronën  private  që  ndodhet  në  kufi apo  që  përfshin  sipërfaqen  e  pronës  shtetërore  që kërkohet të kalohet nga pronë shtetërore në pronë private,  sipas  kushteve  të  përcaktuara  në    pikën  1, të këtij vendimi;
  3. c) genplanin dhe planvendosjen  e  sipërfaqes  sëkërkuar  për  t’u  kaluar  nga  pronë  shtetërore  në pronë   private,   të   përgatitur   nga   ekspertë   të licencuar;

ç)  dokumentacionin  që  vërteton  se  zona  ku ndodhet sipërfaqja e pronës shtetërore, që kërkohet të  kalohet  nga  pronë  shtetërore  në  pronë  private, përfshihet  në  një  dokument  për  planifikimin  e territorit  për  njësinë  përkatëse  të  vetëqeverisjes vendore.

Në rastin kur kërkues është subjekti zhvillues,krahas dokumentacionit duhet  të  paraqesë  edhe  kontratën  e  zhvillimit  të lidhur me pronarët e pronës private.  Dokumentacioni  i  paraqitur  duhet  të  jetëorigjinal ose kopje e noterizuar prej tij.

Shqyrtimi   dhe   vlerësimi   i   kërkesave   tëparaqitura bëhet duke ndjekur këto procedura:

  1. a) për verifikimin  e  kërkesave  të  paraqitura,struktura  përgjegjëse  për  shitjen  e  pronës  publike, në   ministrinë   përgjegjëse   për   financat,   kërkon bashkëpunimin e njësive të vetëqeverisjes vendore, Agjencisë  Shtetërore  të  Kadastrës  apo  organeve shtetërore    që    kanë    lëshuar    dokumentet    për konfirmimin   e   vërtetësisë   së   tyre   dhe   këto institucione  kanë  detyrimin  që  të  kthejnë  përgjigje zyrtare   brenda   15   (pesëmbëdhjetë)   ditëve   nga marrja  e  kërkesës.  Korrespondenca  bëhet  pjesë  e dosjes;
  2. b) për verifikimin  e  plotësimit  të  kushteve  tëpërcaktuara në shkronjat “ç”, dhe “dh”, të pikës 1, të  këtij  vendimi,  struktura  përgjegjëse  për  shitjen  e pronës   publike   në   ministrinë   përgjegjëse   për financat i kërkon njësive të vetëqeverisjes vendore, nëse   ekzistojnë   dokumente   për   planifikimin   e territorit   të   miratuara,   që   prekin   sipërfaqen   e pronës  shtetërore,  objekt  i  kërkesës,  si  dhe  nëse sipërfaqja  e  kësaj  prone  shtetërore  kryen  ose  jo ndonjë  funksion    Ndërsa  për  verifikimin  e shkronjës “e”, të pikës 1, të këtij vendimi kërkohet konfirmim nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit;
  3. c) verifikimi i kushteve  të  tjera  mund  të  bëhetnëpërmjet inspektimit në terren nga një komision, i cili   ka   në   përbërje   përfaqësues   nga   struktura përgjegjëse   për   shitjen   e   pronës   publike,   në ministrinë  përgjegjëse  të  financat,  nga  prefektura  e qarkut  përkatës  (punonjësi  i  zyrës  së  urbanistikës) dhe  nga  zyra  vendore  e  Agjencisë  Shtetërore  të Kadastrës. Çdo verifikim i tillë duhet t’i raportohet ministrit  përgjegjës  për  financat,  brenda  7  (shtatë) ditësh  nga  verifikimi  i  shoqëruar  me  relacionin teknik; ç) komisioni  i ngritur  sipas  shkronjës “c”,  të kësaj  pike,  pas  verifikimit  të  dokumentacionit  dhe të sipërfaqes së pronës shtetërore që do të kalohet nga   pronë   shtetërore   në   pronë   private,   mban procesverbal,    për   çdo    rast,    dhe    nënshkruan genplanin   që   i   përket   sipërfaqes   së   pronës shtetërore të kërkuar

Pas kryerjes së verifikimeve, me propozim të ministrit    përgjegjës    për    financat,    Këshilli    i Ministrave miraton kalimin e sipërfaqeve të pronës shtetërore   në   pronë   private,   së   bashku   me projektkontratën që do të lidhet për këtë qëllim.Pas  miratimit  të  vendimit  nga  Këshilli  iMinistrave,  për  kalimin  e  sipërfaqeve  të  pronës shtetërore  në  pronë  private,  njoftohet  kërkuesi  që, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e njoftimit, të nënshkruajë    me    strukturën    përgjegjëse    për tjetërsimin   e   pronave   shtetërore   në   ministrinë përgjegjëse  për  financat,  kontratën  për  kalimin  e sipërfaqeve të pronës shtetërore në pronë private. 9.  Në   kontratë   do   të   përcaktohet   çmimi   isipërfaqes së pronës shtetërore që do të kalohet te kërkuesi, i cili do të jetë në përputhje me çmimin e përcaktuar  në  hartën  e  vlerës  së  pronës  përkatëse, të  miratuar  nga  Këshilli  i  Ministrave.Kontrata përcakton,   gjithashtu,   kushtin   për   momentin   e kalimit të pronësisë së pronës shtetërore, që në çdo rast  do  të  lidhet  me  realizimin  e  projektit,  në funksion  të  të  cilit  është  kërkuar  kalimi  i  pronës shtetërorë    në    pronë    private.    Kontrata,    pas nënshkrimit  të  saj,  regjistrohet  në  zyrën  përkatëse të  Agjencisë  Shtetërore  të  Kadastrës,  me  shënimin përkatës.Nëse  miratimi  i  lejes  për  zhvillimin  e  projektit, në funksion të të cilit është kërkuar kalimi i pronës shtetërorë  në  pronë  private,  nuk  bëhet  brenda  5 (pesë)  viteve  nga  nënshkrimi  i  kontratës,  atëherë kontrata  zgjidhet  dhe  palët  i  kthejnë    njëra-tjetrës çdo gjë që i kanë dhënë si pasojë e kësaj kontrate.  Çmimi i përfituar nga kalimi i sipërfaqeve tëpronës  shtetërore  në  pronë  private,   sipas  këtij vendimi, kalon 100 për qind në buxhetin e shtetit.VKM ngarkon    ministrinë    përgjegjëse    për financat,  njësitë  e  vetëqeverisjes  vendore,  Agjencia e   Trajtimit   të   Pronave,   Agjencia   Shtetërore   e Kadastrës dhe Agjencia Zhvillimit të  Territorit  për zbatimin e këtij vendimi.