Del në shitje prona shtetërore në Bulqizë

608
Sigal

Është vënë në shitje prona shtetërore nën administrimin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Bëhet fjalë ish-Ndërmarrjen e Riparim Shërbimeve në Bulqizë, vlera fillestare e së cilës është përllogaritur 443 671 lekë.

Të interesuarit për blerjen me ankand do të duhet të paraqesin dokumentacionin r nevojshëm, i cili përfshin kërkesën me shkrimi për blerjen e objektit, mandatpagesën apo garancinë bankare që vërteton derdhjen e 20% të vlerës së fillimit të ankandit si dhe dokumentin e identifikimit.

Ankandi për shitjen e kësaj prone shtetërore do të mbahet më 16 prill, ora 11:00 pranë Drejtorisë së Drejtimit të Pronës Publike.