Del FOTO/ Me flokë të gjata dhe mjekër, ky është Nuredin Dumani pak para arrestimit

339
Sigal

Për të ekzistonte vetëm një foto e vjetër, e bërë shumë kohë më parë, kur Nuredin Dumani do të shoqërohej në lidhje me denoncimin e një vajze, e cila e akuzonte për shfrytëzim prostitucioni.

E pikërisht, me kalimi i viteve ai kishte rritur flokët, lënë mjekër me qëllim që të mos njihej.

Por dështimi i atentatit në Elbasan dhe plagosja me plumb në shpinë, kanë bërë që Nuredin Dumani të prangosej në Fier, pas shumë vitesh në kërkim.

Ka dalë edhe foto pak para momentit që policia ti vendoste prangat.

Nuredin Dumani me flokë të gjata, mjekër dhe pantallona të shkurtra është arrestuar pasi kishte nevojë për ndihmë mjekësore dhe për këtë arsye, u paraqit në spitalin e Fierit.

Tani i lirë është ish-miku i tij Talo Çela, që siç duket ka mbetur pa rival, duke pasur dorë të lirë.

Del FOTO/ Me flokë të gjata dhe mjekër, ky është